Shqiperia

Atentati në Memaliaj/ Gazetari: Gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 5 minutash, janë shoqëruar 20 persona

atentati ne memaliaj gazetari gjithe ngjarja ka ndodhur brenda 5 minutash jane shoqeruar 20 persona
atentati ne memaliaj gazetari gjithe ngjarja ka ndodhur brenda 5 minutash jane shoqeruar 20 persona

Në emisionin “Open” në News24, gazetari Armand Bajrami, duke folur për atentatin që shkaktoi 3 viktima në Memaliaj, mesnatën e së shtunës, tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar automjetin, tim BMË X5, e zezë.

Bajrami tha se dyshohet se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ngjarje, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta, nga momenti kur autorët shkojnë në vendin e ngjarjes, dhe deri në largimin e autorëve me automjetin, që u gjet më pas i djegur në zonën e Mallakastrës.

“Ky automjet që shfaqet në automjet është djegur totalisht, nuk ka gjurmë, madje edhe armët e zjarrit që janë përdorur janë shkrumbuar totalisht.

Janë rreth 20 persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen, por nuk kemi ende persona të arrestuar përsa i takon vrasjes”, tha Bajrami.

Ndërkohë Klevis Balliu, koordinator Rajonal i PD-së për Tiranën, tha se kemi një automjet të vjedhur, me targa të vjedhura, që shkon deri në Memaliaj, bën krimin, largohen dhe nuk ndeshen në asnjë postobllok policie.

“Si ka mundësi që këtyre personave që marrin përsipër të bëjnë një krim arrin policia të bëjë identifikimin? Ku janë ato makinat inteligjence që të identifikojnë kur nuk ke vënë rripin dhe të sjellin gjobën, ndërsa në rastin konkret nuk arrijnë të identifikojnë agjë”, tha Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts