Atentati në Shkodër me dy viktima, reagon Bardhi: Mund të ishte parandaluar, por policia është e zënë me përndjekjen politike ndaj opozitës

atentati ne shkoder me dy viktima reagon bardhi mund te ishte parandaluar por policia eshte e zene me perndjekjen politike ndaj opozites





































Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me atentatin në Shkodër, nga e cila kanë mbetur 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë.

bardhi

Sipas Bardhit, nëse uniformat blu “do të ishin të fokusuar” në punën e tyre, ky atentat nuk do të ndodhte.

“Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.”, shprehet ai.

Sakaq, Bardhi shton se “Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.”

Së fundmi, Bardhi shton se policia “është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!”.

Reagimi i plotë

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →