Bota Sport

Atletes franceze i ndalohet të mbajë shami në hapjen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”

atletes franceze i ndalohet te mbaje shami ne hapjen e lojerave olimpike paris 2024

Sounkamba Sylla, një vrapuese franceze dhe anëtare e ekipit të stafetave 4×400 metra, zbuloi në llogarinë e saj në Instagram të hënën se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” pasi iu ndalua të mbajë shami.

Një grua myslimane që praktikon dhe kryen detyra fetare, donte të mbulonte flokët gjatë Lojërave Olimpike dhe në ceremoninë e hapjes, por ajo përballet me parimin e rreptë të sekularizmit në sportet franceze të propaganduar nga autoritetet.

“Je përzgjedhur për Lojërat Olimpike, të cilat organizohen në vendin tënd, por nuk mund të marrësh pjesë në ceremoninë e hapjes, sepse ke një shami në kokë”, ka postuar Sylla një mesazh në Instagram.

Capture
Capture
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts