Sport

Atletico Madrid “pa frena” në merkato, pas Le Normand skuadra e Simeones kërkon mbrojtësin sllovak të Feyenord

atletico madrid pa frena ne merkato pas le normand skuadra e simeones kerkon mbrojtesin sllovak te feyenord
atletico madrid pa frena ne merkato pas le normand skuadra e simeones kerkon mbrojtesin sllovak te feyenord

Atletico Madrid siguroi shërbimet e qendërmbrojtësit Robin Le Normand nga Real Sociedad, ndërkohë që është pranë një tjetër përforcimi në prapavijë. Repart që do të pësojë një “revolucion” total.

Colchoneros kanë piketuar David Hanckon, 26-vjeçarin e Feyenoordit në Eredivisie dhe të kombëtares së Sllovakisë. Përveç qendrës së mbrojtjes Hancko mund të luajë edhe si anësor i majtë.
AS raporton se dy klubet po bisedojnë prej kohësh dhe janë afër marrëveshjes finale. Klubi nga Roterdami kërkon 30 mln euro për kartonin e shtatlartit, shumë që Atletico ka vendosur ta paguajë duke përfshirë bonuset.

Vetë lojtari, i cili plotëson karakteristikat që kërkon Diego Simeone për rolin e qendërmbrojtësit, ua ka thënë troç drejtuesve të Feyenoordit se dëshiron ta vijojë karrierën nën urdhrat e teknikut argjentinas në La Liga. Atletico e nis sezonin 2024/2025 në Spanjë një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Villarealit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts