Shqipëria sfidon Kroacinë në orën 15.00, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Për ndeshjen që do të mbahet në Hamburg ka folur në një lidhje live, Drejtori i Përgjithshëm i News 24, Aleksander Çipa. Çipa u shpreh se atmosfera është e kënaqshme dhe se shpresohet për një rezultat pozitiv.
“Është një entuziazëm tepër i madh. Në Rrugët e Hamburgut vërshojnë kuqezinjtë. Në Hamburg janë vendosur në disa prej qendrave të qytetit. Shumë shqiptarë, që kanë ardhur nga të gjitha viset janë këtu. Organizatorët janë përpjekur që të orientojnë tifozët shqiptarë dhe kroatë. Policia ka dhënë porosi që të manifestohet në mënyrë paqësore. Të shohim pas pak sesi do të jetë sfida në stadium. Raporti mes shqiptarëve dhe kroatëve është shumë i mirë, dëshmuar në historinë e tyre. Tifozët kanë festuar edhe së bashku.
[embedded content]
Të gjitha linjat janë të mbingarkuara me tifozë. Shqiptarët ende shpresojnë për t’u kualifikuar përtej grupeve të Euro 2024. Kam një besim se mund të mbetemi te një barazim. Por, le të shpresojmë më të mirën për Kombëtaren shqiptare” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co