Bota Sport

“Ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e shqiptarëve”, Silvinjo pas barazimit: Broja të mbyt, ja pse futa Dakun në vend të tij në fund

ato 5 minuta te fundit do te mbeten ne zemren e shqiptareve silvinjo pas barazimit broja te mbyt ja pse futa dakun ne vend te tij ne fund

































Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka deklaruar se Kombëtarja shqiptare ka bërë thuajse gjithçka mirë në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë dhe se ekipi kishte dhuruar lojë emocionuese për të gjithë.

bandicam-2024-06-19-17-34-55-697

“Unë mendoj se ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi merituar, me gjithë respektin për ekipin tjetër që është i shkëlqyer e që ka bërë shumë mirë, komplimente lojtarëve dhe trajnerit të tyre. Por duhet të them se ne me të vërtetë kemi bërë shumë mirë, në pjesën e parë ishim aty gati duke shënuar 2-0, nuk mbyllëm ndeshjen. Në të dytën në 5 minuta marrim dy gola dhe përmbysja do të ishte shumë e vështirë, e barazuam dhe pastaj ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e të gjithë shqiptarëve dhe botës. Shumë e bukur.

Ndoshta do të ishte më e bukur, ne jemi ambiciozë dhe për të bërë historinë duhet të ecim para. Në dhomat e zhveshje ka shumë të rinj, që po marrin përvojë nga kjo eksperiencë. por kjo do të jetë një ndeshje që do e mbajnë mend gjithë jetën.

Rezultati flet shumë, ndeshja me Italianë nuk u gabua, nëse hynte topi i Manajt ishim barazim. Sot është e vërtetë që luajtëm më mirë por nëse hynte topi i Manajt sot kishim dy pikë. Rezultate janë vendimtare ndaj sot duket ndeshje shumë e mirë.

Pësojmë gola shpejt? E dini si përmirësohet? Duhet të luash, të luash ndeshje të rëndësishme si kjo, të bësh Europian e Botëror, kjo është ajo. Është shumë e bukur që mendojmë, federata, shteti, duhet të shkojë para. Kjo është e bukur. Të mos harrojmë që Mitaj, Bajrami, Hoxha janë të rinj, ka djem shumë të rinj që po marrin eksperiencë dhe është fantastike.

Duhet të flas për Dakun e Brojën. Broja është në fushë të hapur i jashtëzakonshëm, të mbyt, ka a fuqi. Por ata po fitonin dhe ishin të vendosur. Daku është lojtar për të bërë rrëmujë, lufton, gjithçka, ndaj në 10 minutat e fundit e zgjodhëm për këtë.

Me Spanjën ëndërrojmë? Nesër shohim ndeshjen me Italinë dhe flasim”, tha Silvinjo për “TV Klan” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts