“Auditet e brendshme në Tatime dhe Dogana, asnjë kallëzim për korrupsion brenda tyre”, Dumani: SPAK nisi me iniciativë një numër të lartë hetimesh

auditet e brendshme ne tatime dhe dogana asnje kallezim per korrupsion brenda tyre dumani spak nisi me iniciative nje numer te larte hetimesh
auditet e brendshme ne tatime dhe dogana asnje kallezim per korrupsion brenda tyre dumani spak nisi me iniciative nje numer te larte hetimesh

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.

Dumani u shpreh se detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme.

“Auditet e Tatimeve dhe Doganave nuk kanë bërë asnjë kallëzim për korrupsion brenda këtyre institucioneve.
A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq edhe nga institucionet e tjera numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e Shtetit herë pas here depozitojnë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Në këtë situatë SPAK ka nisur me iniciativën e vet një numër të lartë hetimesh”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →