Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare deklaron se ka nisur ndërtimi nr.2 brenda zonës së mbrojtur.
Përmes një mesazhi Tare thekson se plazhi nr.1 u krye me bekimin e ministres Kumbaro.
DENONCIMI I TARES
Ndërkohë që dy Gardianët e Trashëgimisë sonë Kulturore dhe Natyrore janë në Paris për të garantuar se Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë i sigurt nga ndertimet, mund ti them te dy gardianeve se as ëe speak sic thuhet në anglisht, ka filluar ndërtimi i Plazhit numër 2 të një prej ndërtuesve brenda zones se mbrojtur se Butrintit. Plazhi numer 1 i cili u krye me bekimin e Guardianes numer 1 znj Kumbaro prishi jo vetem relievin shkëmbor ( ndaluar kjo me ligj) brenda nje zone te Shpallur Pasuri Botërore por shkatërroi edhe mjedisn e Makies Mediterane ( një bimësi unikale endemike) te cilen vete Gardiani numer 2 dmth Z. Gonxhe ka bashkëpunuar me mua dhe Fondacionin Butrinti per ta ruajtur nga ndertimet qe kishte planifikuar Qeveria Berisha 1.
Tashme në të njejtën tavoline me Unesco-s ne Paris për të folur për standarde dhe kritere janë ulur Gardiania numër 1 e pasurive tona natyrore qe ishte “kumbara” e “Pikes se Vogël” hequr nga zona e mbrojtur e Butrintit me Gardianin numer 2, dmth Z Gonxhe, që punoi dikur për te mbrojtur vijen bregdetare te Butrintit (e cila po shpartallohet) dhe bimësinë endemike Makia Mediterane sebashku me ish-Drejtorin e Monumenteve te Qeverise se Saliut 2 qe punoi per te kaluar Ligjin per dhënien me qira biznesit te Pasurive tona Kulturore. Go and figure please🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co