Policia australiane njoftoi sot se po heton një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Adelaide, në jug të vendit, që çoi në evakuimin e saj dhe shkaktoi lëndime të lehta në disa persona.
Policia tha se mori informacion për dy grupe të rinjsh që po përlesheshin në zonën e qendrës tregtare Westfield Marion, me disa prej tyre të armatosur.
“Si rezultat i këtij incidenti, menaxheri i qendrës tregtare aktivizoi alarmin e evakuimit dhe qendra tregtare u rrethua,”tha policia në shtetin e Australisë Jugore në një deklaratë.
“Shumë klientë që kërkuan strehim në dyqane u shoqëruan në mënyrë të sigurt jashtë qendrës,” shtoi ajo.
Dramatic scenes at the Marion Shopping Centre late today, with reports of armed offenders setting off the alarms.
Shoppers running out or sent into lockdown as Star Group officers stormed in. @Gus_Macdonald_ @ExcellBeth #9News pic.twitter.com/jWy8cB6gZj
— 9News Adelaide (@9NewsAdel) June 23, 2024
Policia tha se ishte e kënaqur që nuk kishte asnjë kërcënim për komunitetin, por hetime të mëtejshme po kryheshin për të identifikuar grupet e përfshira.
#HAPPENING NOW: Westfield Marion shopping centre is in lockdown, with police advising the public to stay away from the area.
Numerous police patrols are in attendance.
More to come. #9News pic.twitter.com/8vpz1P1DCA
— 9News Adelaide (@9NewsAdel) June 23, 2024
Ndihmës Komisioneri i Policisë së Australisë së Jugut, Scott Duvall, u tha gazetarëve se pamjet nga qendra tregtare treguan se ishte një “sulm i rastësishëm”, sipas rrjetit ABC.
Duvall shtoi se askush nuk u plagos rëndë në konfliktin që shpërtheu mes grupeve të djemve, por një grua 77-vjeçare mund të jetë rrëzuar gjatë procesit të evakuimit dhe të ketë pësuar një frakturë, ndërsa një vajzë që besohet të jetë 14 mund të ketë u plagos gjatë evakuimit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co