Bota

Australi, sekuestrohet kokainë e fshehur në autobusë luksozë

australi sekuestrohet kokaine e fshehur ne autobuse luksoze
australi sekuestrohet kokaine e fshehur ne autobuse luksoze

Dy burra janë arrestuar në Adelaide, pasi policia kapi rreth 139 kilogramë kokainë të fshehur brenda një ngarkese autobusi luksoz, deklaroi Policia Federale Australiane (AFP).

Droga u gjet në fund të janarit në katër autobusë luksoz, pjesë e një dërgese ndërkombëtare prej 13 autobusësh të destinuar për në Adelaide nëpërmjet Perthit.

Dy personat e moshës 22 dhe 19 vjeç, dyshohet se hynë me forcë në autobusë sapo mbërritën në Adelaide dhe morën ngarkesën.

”Droga kishte një vlerë të përllogaritur në rrugë prej 45 milionë dollarë australianë”, deklaroi policia.

Të rinjtë akuzohen për tentativë posedim të një sasie komerciale kokaine.

Nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen me burgim të përjetshëm.

”Dërgesat e kokainës po sekuestrohen në kufijtë e vendit në nivele të paprecedentë pasi Australia përballet me një rritje globale të trafikimit”, tha mbikëqyrësi i Forcave Kufitare të Australisë, Andrew Dawson.

”Sindikatat e krimit të organizuar janë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për të përmbytur brigjet tona me kokainë dhe motivimi i tyre i vetëm është lakmia dhe fitimi, i pastër dhe i thjeshtë”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts