Autopsia e trupit të pajetë të Faton Hajrizit do të bëhet sot gjatë ditës.
Përkundër asaj që u tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore do të pres disa raporte nga Serbia, komisioni i IML-së ka vendosur që sot të përfundon autopsinë, dhe kjo është vendosur edhe pas kërkesës që kanë parashtruar familjarët e tij dhe prokurori.
Telegrafi ka mësuar se autopsia do të bëhet nga mjeku ligjor i cili është kujdes, Arsim Gërxhaliu. Ndërkaq, nëna e tashmë të ndjerit, Faton Hajrizit e ka parë trupin e pajetë në IML.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar zyrtarisht se trupi i pajetë i Faton Hajrizit tashmë ka mbërritur në Kosovë.
MPJD njofton se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e tyre.
Lidhur me rastin, në orët e hershme të mëngjesit ka folur edhe avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.
“Trupi i është dorëzuar Instituti të Mjekësisë Ligjore, Prokurorit dhe Policisë, ata vazhdojnë me procedurat e mëtejmë. Të gjitha dokumentet që i kam marrë ia kam dorëzuar para prokurorisë”, u shpreh Koci para mediave.
Ndryshe, Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co