Autorët hapën zjarr me armë nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve, plumbat prekën pronarin dhe ekonomistin, si shpëtoi roja

autoret hapen zjarr me arme nga jashte rrethimit te firmes se inerteve plumbat preken pronarin dhe ekonomistin si shpetoi roja
autoret hapen zjarr me arme nga jashte rrethimit te firmes se inerteve plumbat preken pronarin dhe ekonomistin si shpetoi roja

Zbardhen detaje nga ngjarja fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se dyshohet se autorët e krimit kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës së inerteve. Kur autorët kanë hapur zjarr, pronari i firmës Ardian Gjeloshi ka qenë duke u futur në ambientet e zyrës së bashku me viktimën ekonomistin Selaman Mihana, në këto momente autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues të firmës.

Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Hetuesit dyshojnë se Ardian Gjeloshi pronari firmës se inerteve ka qenë shënjestra e atentatit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →