Autori i shtatores së Tony Blairit: Kritikat nuk kanë të bëjnë me realitetin, janë fushatë

autori i shtatores se tony blairit kritikat nuk kane te bejne me realitetin jane fushate
autori i shtatores se tony blairit kritikat nuk kane te bejne me realitetin jane fushate

Përderisa kanë vërshuar kritikat për shtatoren e ish-kryeministrit britanik Tony Blair që u zbulua të mërkurën në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, autori i saj Agon Qosa thotë se ato nuk janë reale. I lidh me fushatë politike.

“Nuk kanë të bëjnë me realitetin a i përngjan apo nuk i përngjan. Edhe ambasadori (i Britanisë në Kosovë v.j.) që ka qëndruar shumë me të, ka thënë se Blairi është gëzuar kur ka dëgjuar dhe se ka thënë se do të donte të ishte aty, ta shihte.  Për skulpturën jam bazuar në fotografi e video të Blairit, janë përzgjedhur ato më të vjetra, gjatë kontributit të tij në Kosovë”, ka thënë Qosa për KOHËN.

Kritikat në adresë së veprës së tij, tashmë kanë kaluar edhe kufijtë e Kosovës.

Mediumi i njohur britanik “The Independent” ka shkruar që “britanikët janë të bindur se shtatorja e Blairit në Kosovë është e Jason Donovanit”. Ka publikuar reagimet e disa lexuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →