Është publikuar një video e momentin kur topografi grek Panagiotis Stathis u vra në një atentat mafioz në makinën e tij në Neo Psychiko më 2 Korrik.
Në pamje, shihet atentatori i veshur me rroba të zeza dhe skafandër të bardhë në kokë që afrohet pranë viktimës, i cili po parkonte automjetin pranë zyrës së tij.
Autori i krimit nxjerr armën dhe qëllon nga xhami i shoferit në drejtim të 54-vjeçarit, duke zbrazur karikatorin e armës.
Më pas, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe qëllon me plumba biznesmenin. Pasi u sigurua që 54-vjeçari kishte ndërruar jetë, largohet i qetë nga vendngjarja.
Një 44-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së topografit, por ai mohon akuzat.
Ndërkohë sipas protothema.gr, 44-vjeçari kishte bërë kërkime rreth jetës së viktimës. Autori raportohet se ka kërkuar në lidhje me vendbanimin e Stathis, nëse do të shpërngulej dhe ku (në atë kohë thuhej se kishte ndërruar shtëpinë). Ndërsa dyshohet se po kërkonte edhe adresën e saktë të kompanisë së viktimës.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, që ngjan me atë të përdorur në krim.
Gjithashtu një nga celularët e 44-vjeçarit është gjetur një foto e Panagiotis Stathis, që dyshohet se është bërë nga vetë autori i dyshuar pas një takimi që ka pasur me një biznesmen në Mykonos. Në foto shihet Stathis në një dyqan në ishull dhe duke ngrënë me disa persona të tjerë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co