Autoritetet në Kosovë: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit shkon në rreth 400 mijë euro

autoritetet ne kosove demi i shkaktuar nga sulmi ne kanalin e iber lepencit shkon ne rreth 400 mije euro

Riparimi i dëmit që i është bërë kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në nëntor të këtij viti, do të kapë vlerën e rreth 400 mijë eurove, ka thënë të enjten kryeshefi i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.



autoritetet ne kosove demi i shkaktuar nga sulmi ne kanalin e iber lepencit shkon ne rreth 400 mije euro

Ai ka thënë se riparimi i kanalit do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që e gjithë puna pritet të finalizohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së

Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë se dëmi i synuar do të shkonte në deri 2.5 milionë euro, vetëm në import të energjisë elektrike.

“Mos të flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes për qytetarët, furnizimit me ujë, e shumë shërbimeve të tjera”, ka thënë Rizvanolli të enjten para mediave.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka konsideruar terrorist, ndërsa Beogradi zyrtar ka mohuar gjithçka.

Për autoritetet e Kosovës ky ka qenë sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.

Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./REL/

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →