Avionë F-16 për Ukrainën, SHBA, Holanda dhe Danimarka japin “Ok”: Bashkë kundër agresionit rus

avione f 16 per ukrainen shba holanda dhe danimarka japin ok bashke kunder agresionit rus

Samiti i NATO-s në Uashington ka marrë vendimin e parë të rëndësishëm sa i takon konfliktit në Ukrainë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët.

Ata pohuan se kanë rënë dakord për t’i dhuruar Ukrainës avionë F-16 nga Danimarka dhe Holanda. Avionët luftarakë janë prodhim amerikan.

“Ne, bashkë-udhëheqësit e Koalicionit të Kapaciteteve të Forcave Ajrore për Ukrainën, kemi punuar për të ofruar avionë luftarakë operacionalë F-16 për Ukrainën. Qeveria daneze dhe holandeze janë në proces të dhurimit të F-16 të prodhimit amerikan për Ukrainën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara…”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Biden, Schoof dhe Frederiksen.

Deklarata e përbashkët është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Ne do të vazhdojmë të koordinohemi bashkërisht në mbështetje të mundësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, vijon më tej deklarata e përbashkët.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Ne, bashkë-udhëheqësit e Koalicionit të Kapaciteteve të Forcave Ajrore për Ukrainën, kemi punuar për të ofruar avionë luftarakë operacionalë F-16 për Ukrainën. Qeveria daneze dhe holandeze janë në proces të dhurimit të F-16 të prodhimit amerikan për Ukrainën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara…Ne do të vazhdojmë të koordinohemi bashkërisht në mbështetje të mundësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus.” – Deklaratë e përbashkët për F-16 për Ukrainën nga presidenti i SHBA-së Joseph R. Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Capture
Capture
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →