Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë kryejnë sulme në 18 shënjestra ndaj Houthi-ve në Jemen

avionet luftarake amerikane dhe britanike kryejne sulme ne 18 shenjestra ndaj houthi ve ne jemen
avionet luftarake amerikane dhe britanike kryejne sulme ne 18 shenjestra ndaj houthi ve ne jemen

SHBA-ja dhe Britania e Madhe kryen sulme të tjera kundër 18 objektivave të rebelëve Houthi të shtunën, përfshirë objektet e ruajtjes së raketave në Jemen në raundin e fundit të aksionit ushtarak kundër grupit të lidhur me Iranin që vazhdon të sulmojë anijet në detin e kuq.

Sulmet ishin kundër objektivave Houthi në tetë zona të ndryshme dhe përfshinin gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë dhe një helikopter, thanë zyrtarët.

Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur se aleatët vepruan për të “degraduar më tej” aftësitë e rebelëve Houthi. Në një deklaratë të përbashkët, Pentagoni tha se “sulmet e nevojshme dhe proporcionale të së shtunës shënjestruan në mënyrë specifike 18 objektiva Houthi në tetë zona të ndryshme në Jemen të lidhura me objektet nëntokësore të magazinimit të armëve, objektet e ruajtjes së raketave, sistemet ajrore pa pilot, sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët dhe një helikopter.

“Këto sulme të sakta kanë për qëllim të prishin dhe degradojnë aftësitë që Houthi-t përdorin për të kërcënuar tregtinë globale, anijet detare dhe jetën e marinarëve të pafajshëm në një nga rrugët ujore më kritike në botë.”

Sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë, Danimarkës, Holandës dhe Zelandës së Re”, u theksua më tej në deklaratë. Më pas, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin theksoi se Amerika “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime, sipas nevojës, për të mbrojtur jetët dhe rrjedhën e lirë të tregtisë në një nga rrugët ujore më të rëndësishme në botë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →