Bota Shqiperia

Avioni mjekësor u rrëzua mbi banesa, asnjë i mbijetuar! Mes viktimave pacientja 12-vjeçare, detaje nga tragjedia ajrore













































Një avion mjekësor me gjashtë persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia.

avion filadelfia viktima

Raportohet se avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave.

Shpërthimi shkaktoi zjarr, duke bërë që të paktën një shtëpi dhe disa makina të përfshihen nga flakët.

Siç shihet në pamjet, vendi ku avoni u rrëzua i ngjan një zone të bombarduar, ndërsa numri i viktimave mbetet i paqartë për momentin për shkak se vendi ku ka ndodhur ngjarja është zonë e populluar.

Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.  

Vajza në bordin e avionit kishte marrë kujdes mjekësor në SHBA dhe po kthehej në Tijuana, Meksikë, deklaroi Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance për NBC.

“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Gold.

Vajza shoqërohej nga nëna e saj. Ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek, deklaroi zëdhënësi.

Përplasja ndodhi vetëm disa blloqe larg Roosevelt Mall, një qendër tregtare trekatëshe në zonë të populluar të Filadelfias, qyteti i pestë më i madh në SHBA.

aksident ajror filadelfia

Aeroplani, një Learjet 55, u ngrit nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias rreth orës lokale 18:30 dhe u rrëzua më pak se 6.4 km larg, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

FAA tha në një deklaratë se aeroplani po udhëtonte drejt ishte Aeroportit Kombëtar Springfield-Branson në Misuri. Në fillim, agjencia tha se dy persona ishin në aeroplan, por më vonë zbuluan se ishin gjashtë.

Sipas të dhënave në FlightAware, një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve, avioni drejtohej nga një kompani e quajtur Med Jets dhe kishte mbërritur në Filadelfia nga Florida më pak se katër orë më parë.

Rrëzimi i avionit vjen vetëm dy ditë pas një tragjedie tjetër në SHBA ku një avion me 64 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC. Nga aksidenti nuk pati asnjë të mbijetuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts