Avioni nga Madridi devijon fluturimin pasi goditet nga turbulencat, lëndohen 30 persona

avioni nga madridi devijon fluturimin pasi goditet nga turbulencat lendohen 30 persona
avioni nga madridi devijon fluturimin pasi goditet nga turbulencat lendohen 30 persona

Një fluturim që u godit nga turbulenca të forta, që shkaktuan lëndimin e 30 personave në bord, bëri ulje emergjente në Brazil.

Boeingu 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore.

Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X.

Ajo shtoi se pasagjerĂ«t qĂ« pĂ«suan lĂ«ndime, “po merrnin vĂ«mendje”.

Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europas.

Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat.

Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Incidenti ndodh disa javë pasi një fluturim i kompanisë Singapore Airlines u godit nga turbulenca të rënda mbi Mianmar, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun./REL

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →