Avioni rrëzohet në Florida mbi një lagje të banuar, raportohet për viktima

avioni rrezohet ne florida mbi nje lagje te banuar raportohet per viktima
avioni rrezohet ne florida mbi nje lagje te banuar raportohet per viktima

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje, në një komunitet ku njerëzit jetojnë në shtëpi të lëvizshme në Clearwater të Floridës, në juglindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar disa viktima.

Lajmi u konfirmua dhe nga autoritetet lokale. “Unë mund të konfirmoj se ka viktima të shumta, si në aeroplan ashtu edhe në kamping”, tha Scott Ehlers, kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, gjatë një konference për shtyp, por nuk dha detaje mbi numrin e viktimave. Përplasja ndodhi në orën 19:00 të pasdites së djeshme me orën lokale (02:00 të mëngjesit të sotëm me orën europiane).

Zjarrfikësit nxituan në komunitetin Bayside Waters ku banorët jetojnë në shtëpi të lëvizshme dhe arritën të shuanin zjarrin e shkaktuar nga rrëzimi i avionit. Të paktën tre karvanë u përfshinë nga flakët dhe një i katërti u godit kur avioni u rrëzua, tha ai. Banorët e karvaneve të tjera u larguan të padëmtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co