Ekipi mbështetës i përbërë nga Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale.
Si arsyetim në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.
“Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenbuerg Legal Associates dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimin nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Në njoftim është përfshirë kërkesa zyrtare e mbrojtjes së Thaçit, derisa thuhet se sipas rregullores, kur të caktohet grupi tjetër i mbrojtjes, avokatët paraprakë duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë “në një periudhë prej jo më shumë se 45 ditë”.
Ndryshe, Gregory Kehoe u emërua këshilltar drejtues nga sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co