Bota Shqiperia

Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete në “Teqenë e Alipostivanit”, policia jep detaje: Pritet ekspertica për përcaktimin e shkakut të vdekjes













































Policia ka reaguar për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollari, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 61-vjeçare mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt).

Baba Hekuran Nikollari 1

Raportohet se Baba Hekuran Nikollari u gjet pa shenja jete rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”.

Sipas bluve, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts