![Babai i Neymar nuk ka paguar ende garancinë për lirimin e tij, Dani Alves mbetet në burg 2 babai i neymar nuk ka paguar ende garancine per lirimin e tij dani alves mbetet ne burg](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/babai-i-neymar-nuk-ka-paguar-ende-garancine-per-lirimin-e-tij-dani-alves-mbetet-ne-burg.jpg)
Seksioni 21 i Gjykatës së Barcelonës ka vendosur të pajtohet me lirimin e përkohshëm të Dani Alves, me një kusht prej një milion eurosh.Prandaj, braziliani do të mund të largohet nga burgu i Brians 2, ku është i burgosur që nga 20 janari 2023, sapo të ketë paguar shumën e rënë dakord. Për këtë, ai është mbështetur te Neymar, ish-shoku i tij i skuadrës në Barcelonë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, babai i sulmuesit Neymar do të jetë ai që do të paguajë garancinë për lirimin e Dani Alves . Ky i fundit shpresonte të lirohej nga burgu sot, por, siç thekson Marca, afati i fundit ishte në orën 14:30.
Kujtojmë se Dani Alves tashmë iu drejtua familjes së Neymar për të paguar 150 mijë eurot e kërkuara nga gjyqtari si dëmshpërblim për viktimën e dhunës seksuale. Avokatja mbrojtëse, Inés Guardiola, mori pasaportat spanjolle dhe braziliane të ish-futbollistit për t’i dorëzuar para drejtësisë, me qëllim që të shmangej kështu ccdo lloj arratisje e mundshme.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co