“Babai më ka p*rdhunuar prej 4 vitesh”/ 15-vjeçarja kërkoi urdhër mbrojtje, gjykata merr vendimin! I ati mohon akuzat, ç’ndodhi gjatë seancës me dyer të mbyllura

babai me ka prdhunuar prej 4 vitesh 15 vjecarja kerkoi urdher mbrojtje gjykata merr vendimin i ati mohon akuzat cndodhi gjate seances me dyer te mbyllura































Adoleshenjta e cila akuzoi babain e saj se prej 4 vitesh ka abuzuar seksualisht me të ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit.

abuzim1

Por togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e 15-vjeçares. Ndërkohë është marrë vendimin për lënien në qeli të babait të saj, 48-vjeçarit Bledar Rako, i cili u arrestua tre ditë më parë (21 Maj) pasi vajza i rrëfeu psikologes së shkollës që i ati kryente marrëdhënie seksuale me të që prej moshës 11-vjeçare.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjes sensitive. Fillimisht i akuzuari u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga shteti, por më pas seanca u ndërprerë pasi u njoftuan se do të përfaqësohej nga një avokat të zgjedhur nga familja.

Gjatë seancës 48-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga e bija, duke mohuar se ka kryer një akt të tillë. Por, togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Sakaq në përfundim të masës, një tjeter çështje civile për lëshim urdhër mbrojtje e kërkuar nga vajza u zhillua në gjykatën e Durrësit, por që u rrëzua nga trupi gjykues.

Si u zbulua ngjarja

15-vjeçarja fillimisht i ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës, ku i rrëfyer se i ati ka kryer marrëdhënie seksuale me të brenda shtëpisë së tyre dhe se përdhunimi ka nisur prej moshës 10-vjeçares.

Adoleshentja ka rrëfyer se abuzimi seksual ndodhte kur nëna e saj, si edhe 3 motrat e vëllezërit nuk ishin në shtëpi.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë njoftuar policinë që kanë vendosur në pranga babain e saj, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftim i policisë:

Kavajë/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co