Xhaxhai i 15-vjeçarit që u plagos sot nga babai i tij me thikë ka folur për mediat.
Teksa shprehet i tronditur nga ngjarja, ai thotë se babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.
“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.
Ndërkohë më herët Shpëtim Çuka, babai që plagosi të birin, rrëfeu versionin e tij të ngjarjes.
Ai tha se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon.
Ai shtoi se kishte një biçak në dorë dhe më atë goditi të birin, pasi 15-vjeçari nuk e dëgjonte.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas të Korçës. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jaaht rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia.