Kritiku letrar Agim Baçi nga studion e emisionit “Open” në News24 u shpreh se sot është një ditë e trishtë, fizikisht nuk e kemi mes nesh Ismail Kadarenë.
Baçi tha se Kadare bënte humor me vdekjen, nuk kishte frikë, është një lloj natyralizmi, vdekjen e shihte një vazhdim.
[embedded content]
“Kadare është një ambasador i kulturës shqiptare, i gjuhës shqipe, ndoshta është nga ata që na ka bërë më të njohur në Botë se çdokush tjetër që ka drejtuar vendin.
Sot ndjejmë keqardhje, media botërore shfaqi atë dimension që Kadare ka përfaqësuar. Beteja në të gjithë botën është kulturore, dhe ai na përfaqësoi në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Baçi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co