Bajern Mynihu “piketon” Palinjën për 39 milion euro, bavarezët i bëjnë ofertën përfundimtare Fulhamit

bajern mynihu piketon palinjen per 39 milion euro bavarezet i bejne oferten perfundimtare fulhamit



































Bajern Mynihu mbylli ndoshta sezonin më të keq të këtyre 15 viteve të fundit, teksa e përfundoi Bundësligën gjermane në vendin e tretë, duke shtuar kështu eliminimin nga Kupa nga një ekip i kategorisë së tretë por edhe eliminim nga Real Madridi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

imago1046009382h

Bavarezët kanë si synim të rikthehen në majat e futbollit gjerman, dhe këtë gjë kanë plan ta arrijnë duke përforcuar ekipin e tyre në këtë merkato vere. Nevoja për një mesfushorë është e qartë, dhe tani më ish-kampionët e Gjermanisë, e kanë vënë syrin te portugezi Palinja që për momentin luan tek Fulham në Premier Ligën angleze.

Bajerni i ka ofruar klubit londinez 39 milion euro për kartonin e mesfushorit. Palinja zhvilloi 39 ndeshje gjatë të gjithë sezonit në Angli, teksa arriti të shënojë edhe 4 gola. Forma e tij e mirë dhe roli që kishte tek ekipi, shfaqën potencialin e lojtarit, që në fund u grumbullua edhe me Portugalinë në finalet e Kampionatit Europian. Akoma nuk ka një përgjigje nga Fulham, por mediat gjermane shkruajnë se akordi verbal me lojtarin tashmë ka përfunduar.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →