Bota Shqiperia Sport

Bajerni dhe klubi anglez ranë dakord për 60 milionë euro, sulmuesi francez refuzon transferimin











































Matis Tel është bërë gati që të largohet nga Bajern Mynih gjatë merkatos së janarit. Ai i dha edhe lamtumirën tifozëve me një xhiro fushe pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve në mesjavë. Por sulmuesi nuk preferon destinacionin që i është ofruar.

tel

Francezi kishte shprehur hapur dëshirën të largohej dhe Bajerni e kishte pranuar atë, duke nisur negociata me klube të tjera. Gjatë ditës së djeshme për lojtarin 19-vjeçar erdhi një ofertë shumë e  rëndësishme, pasi Totenhem ishte gati të paguante rreth 60 milionë euro për të. Drejtuesit e klubit anglez udhëtuan drejt Mynihut dhe u takuan me lojtarin që të prezantonin projektin e tyre për të ardhmen, pasi në sezonin aktual, Totenhemi është larg çdo pritshmërie.

Por gjatë ditës së sotme, Tel ka kthyer përgjigje negative, duke bërë të qartë se nuk dëshironte të ishte pjesë e Totenhemit, duke bërë që transferimi të dështojë. Për të janë interesuar edhe skuadra të tjera dhe Tel duket se pret që emra si Arsenal, Mançester Junajtid apo Çelsi të bëjnë ofertën e tyre për të siguruar shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Similar Posts