Kreu i Shtetit Bajram Begaj dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kanë udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Spiropali ka publikuar një foto në avion së bashku me Presidentin Bajram Begaj teksa udhëtojnë drejt Zvicrës.
“Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër”, shkruan ministrja.
Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota do të mblidhen sot për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plan paqeje për Ukrainën.
E pranishme në këte samit do të jetë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Do të jenë dhe presidentë ose krerë të BE-së, vendeve të Amerikës së Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co