Bakoyannis: S’jam naive, Kosova ka një listë të gjatë të rasteve serioze të pazgjidhura që lidhen me demokraci e ligj

bakoyannis sjam naive kosova ka nje liste te gjate te rasteve serioze te pazgjidhura qe lidhen me demokraci e ligj
bakoyannis sjam naive kosova ka nje liste te gjate te rasteve serioze te pazgjidhura qe lidhen me demokraci e ligj

Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, në një intervistë për N1 ka folur edhe për vendimin për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit, duke e cilësuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si sukses të madh në rajon, por edhe hapin më të rëndësishëm për mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe deri më tani.

Ajo ka thënë se kjo është një shenjë e qartë se në Kosovë ekziston një synim i qartë për t’iu bindur sundimit të ligjit dhe për të nisur reformat e nevojshme për një status të sigurt të pakicës serbe.
“Kjo tregon një shenjë të qartë se ekziston një synim i autoriteteve në Prishtinë për t’iu bindur sundimit të ligjit dhe për të iniciuar reformat e nevojshme për statusin e sigurt të pakicës serbe”, ka thënë ish-kryediplomatja greke.

Ajo beson se e ka bërë punën e saj “me ndershmëri dhe konsistencë, se nuk ka lejuar asnjë presion”, prandaj ka mundur të paraqesë një përshkrim të hollësishëm të situatës në Kosovë në komitetin ministror të Këshillit të Europës.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për 24 ha që merr manastiri, por një simbol dhe një gjest për të gjithë të krishterët ortodoksë në Ballkan. Unë jam vetë një grua ortodokse dhe e kuptoni se sa e rëndësishme është që ai qytetërim të mbrohet dhe sot mbrohet pas 25 vitesh dhe pas atij vendimi që u mor në Prishtinë”, ka potencuar ajo.

Tutje, Bakoyannis thotë se s’është naive dhe se është plotësisht e vetëdijshme që ekziston një listë e gjatë e rasteve serioze të pazgjidhura që kanë të bëjnë me demokracinë për sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe rezistencën e fortë të Kosovës në disa fronte të ndryshme.

“Sigurisht që nuk jam naive. Unë e di dhe jam plotësisht e vetëdijshme se ekziston edhe një listë e rasteve serioze të pazgjidhura që kanë të bëjnë me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe rezistencën e fortë të Prishtinës në fronte të ndryshme. Këshilli i Europës e di shumë mirë këtë, por fakti që në pesë muaj arritëm të zgjidhim një çështje që u zvarrit për 25 vjet është një arritje e madhe dhe do të jetë në raportin tim”, ka thënë ajo./Express/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →