Balla paralajmëron: Ndryshim të ligjit për Policinë e Shtetit. (Mesazhi për ‘kukuvajkat e politikës’ mbi ngjarjen në Lushnjë)

balla paralajmeron ndryshim te ligjit per policine e shtetit mesazhi per kukuvajkat e politikes mbi ngjarjen ne lushnje
balla paralajmeron ndryshim te ligjit per policine e shtetit mesazhi per kukuvajkat e politikes mbi ngjarjen ne lushnje

“Do të ndryshojmë ligjin për Policinë e Shtetit, drafti për pak ditë në konsultim publik.”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një deklaratë për mediat.

Ai tha se do të garantohet meritokracia për policinë. Mes të tjerash ai tha se policia duhet të kthehet në institucion më të besueshëm.

Mes të tjerash Balla u ndal te ngjarja në Lushnjë, ndërsa ftoi ata që i cilëson ‘kukuvajkat e politikës’ që të lënë policinë që të bëjë detyrën.

“Që në fillim kur ndodhi ngjarja kam kërkuar hetim të thelluar. Duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të të plagosurve, ngjarja po hetohet. Kukuvajkat e politikës le të lënë policinë që të bëjë detyrën.”, pohoi ministri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co