Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në Berlin nga Ministrja e Brendshme Federale e Gjermanisë, Nancy Faeser. Dy homologët e vunë theksin tek bashkëpunimi i shkëlqyer mes policive të dy shtetet. Këtu përfshihen operacionet e përbashkëta të tyre, por edhe në kuadër të operacioneve me Interpol, Europol etj., në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe migracionit të paligjshëm.
“Mirënjohje Qeverisë dhe Policisë Federale për mbështetjen e ofruar Policisë Kriminale dhe forcave RENEA. Falë mbështetjes së vyer gjermane Policia e Shtetit do të ketë një shërbim modern dhe të sigurt komunikimi të brendshëm”, u shpreh ministri i Brendshëm Balla pas takimit.
Ai theksoi praninë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Kampionatin Europian, përmes sjelljes model e mbresëlënëse të tifozëve shqiptarë.
Pjesëmarrja e Policisë Shqiptare krah kolegëve gjermanë në garantimin e sigurisë gjatë europianit ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes dy ministrave të Brendshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co