Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Zvicër, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal në Qendrën e Shpëtimit Ajror REGA, në Zyrih.
Drejtuesit e Qendrës i shpjeguan nga afër dhe me detaje kapacitetet funksionale të mjeteve ajrore, që përdoren në raste emergjencash dhe kur kërkohet ndërhyrje nga ajri në shtetin zviceran.
“Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur edhe nevojën për fuqizimin e Shërbimit të Shpëtimit në Shqipëri, i cili do të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE”, nënvizoi ministri Balla, pas vizitës.
Eksperienca zviceriane, sipas Ballës, mbetet një model i duhur për t’u ndjekur edhe në raste emergjencash në vendin tonë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co