Partia Demokratike ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë ‘Rama’, ndërsa akuzon këtë të fundit se po mbron investitorin strategjik, tashmë pas hekurave, biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Në një dalje për mediat, koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu theksoi se qeveria nuk po i jep BKH-së dhe SPAK-ut dosjen e Gjokës, ku Rama ka firmosur për Gjokën si investitor.
Deklarata:
Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vresjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka. Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.
Jo vetem kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik.
E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.
Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramen që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti.
Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar.
Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të cojmë pas hekurave cdo kriminel, cdo trafikant, cdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co