Ballkani eliminohet në turin e parë kualifikues të Champions, një skuadër nga Andorra surprizon kampionët e Kosovës

ballkani eliminohet ne turin e pare kualifikues te champions nje skuader nga andorra surprizon kampionet e kosoves
ballkani eliminohet ne turin e pare kualifikues te champions nje skuader nga andorra surprizon kampionet e kosoves

Ballkani është eleminuar në turin e parë kualifikues të Champions League, pasi u mund nga Santa Colomën. Të besuarit e Ilir Dajës pasi fituan 2-1 në Andorrë, sot në “Zahir Pajaziti” u mposhtën 1-2, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive më e saktë ishte skuadra e Santa Coloma.

Kampionët e Kosovës hasën vështirësi në pjesën e parë, teksa nuk dolën dot në lojën e tyre. Gjërat u komplikuan ndjeshëm për skuadrën nga Suhareka, e cila në minutën e 36-të, e pa veten me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Olatunjit, vendim i ardhur ky vetëm pas rishikimit me VAR.

Në superioritet numerik, skuadra nga Andorra shtoi ndjeshëm presionin në pjesën e dytë, iu afrua disa herë portës së mbrojtur nga Enea Koliçi. Hamidi shpërdoroi një rast perfekt për Ballkanin në të 67-tën, duke gabuar përballë portierit.

Mohedano dërgoi ndeshjen në shtesë falë golit në minutat e fundit. De Jesus “tundi rrjetën” në të 102-tën për mysafirët, ndërsa Hamidi riktheu në lojë Ballkanin me golin e tij në të 109-tën.

Santa Coloma siguroi kualifikimin për në turin e dytë pasi u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →