Sport

Ballkani triumfon në Maltë, skuadra e Dajës “fluturon” në turin e 3-të të Conference League

ballkani triumfon ne malte skuadra e dajes fluturon ne turin e 3 te te conference league
ballkani triumfon ne malte skuadra e dajes fluturon ne turin e 3 te te conference league

Ballkani e sheh veten në turin e 3-të kualifikues të Conference League, pasi triumfoi 0-2 në Maltë ndaj Hamrun Spartans, ndërsa sfida e parë kishte përfunduar pa gola.

Në pjesën e parë skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, teksa u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e skuadrës nga Suhareka.

Vendasit nga Malta treguan dëshirë në fillimin e pjesës së dytë, por nuk u treguan konkret. Me kalimin e minutave, të besuarit e Ilir Dajës filluan të dilnin në lojën e tyre, duke u vendosur kështu në kërkim të golit.

Hamidi kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 64-të, duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të kundërshtarit në largimin e topit.  Goli i dytë dhe që “vulosi” kualifikimin mban firmën e Karricës, i cili ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 75-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts