Ballkani nuk ka shkuar më shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Hamrun Spartans në Kosovë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 11-metërsh në minutën e 20-të, por nga pika e bardhë e penalltisë nuk u tregua i saktë Lindon Emërllahu.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Kosova shtoi presionin, madje gjeti golin e epërsisë, por gëzimi zgjati pak sekonda, pasi u anulua për pozicion të parregullt. Maltezët provuan të befasonin, me anë të kundërsulmeve, por pa rezultat. Fati i skuadrës së kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën tjetër.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co