“Synojmë të përfundojë në qershor 2024”. Kështu premtonte në shkurtin e 2023-shit ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, sipas së cilës, aksi nacional Korçë-Ersekë do të ishte gati në qershor, por edhe pse qershori ka muaj që ka kaluar rruga jo vetëm nuk u përurua, por mbetet shumë e rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
Ata nuk mund ta përdorin aksin rrugor pas shembjes që pësoi në lotin e dytë. Aktualisht rruga është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.
Ne shkurt e 2023 Balluku premtonte se me infrastrukturën e duhur do të kishte fluks turistesh, por drejtuesit e mjeteve thonë se është e rrezikshme të kalosh në rrugën që nuk ka parametrat e duhura të sigurisë. Një rrugë pa standarde e cilësojnë ata aksin Korçë-Ersekë, jo të shtruar mirë dhe të ngushtë. 60 milionë euro ishte kosto e aksit nacional Korçë-Ersekë, por të tjera shpenzime parashikohen tani për riparimin e rrugës pas shembjes së saj.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co