Rreth 209 të burgosur kanë arritur të arratisen duke marrë peng rojet e burgut gjatë një proteste në burgun qendror të sigurisë së lartë të Gazipur në Kashimpur në Bangladesh.
Gjashtë persona u vranë gjatë incidentit, duke përfshirë tre militantë, pasi rojet qëlluan me armë për të parandaluar arratisjen, sipas burimeve të burgut.
Ngjarja ka ndodhur kur një grup personash kanë nisur protestën para burgut.
Burimet lokale thanë se disa të burgosur mbanin peng një roje burgu dhe protestuan për lirimin e disa të burgosurve. Rojet u përpoqën t’i qetësonin por nuk ia dolën.
Me të dëgjuar për protestën, të afërmit e të burgosurve u mblodhën te porta.
Në një moment, protestuesit i vunë flakën një magazine jashtë burgut.
Rreth orës 13:30, ushtarakët mbërritën në burg dhe vendosën situatën nën kontroll. Më pas ushtarët i shpërndanë protestuesit duke i përzënë.
Subrata Kumar Bala, mbikëqyrësi i burgut qendror të sigurisë së lartë në Kashimpur, tha se kur disa të burgosur filluan të protestonin për lirimin e të burgosurve, shumë të tjerë u ngjitën në shkallët brenda dhe u përpoqën të arratiseshin mbi mur.
“Rojet u përpoqën të kontrollonin situatën por dështuan. Më pas, rojet qëlluan me armë zjarri, me pasojë vdekjen e gjashtë personave”, shtoi ai.
Trupat u dërguan në morgun e spitalit të Kolegjit Mjekësor Gazipur Shaheed Tajuddin Ahmad, tha Subrata.
Që nga mëngjesi i së mërkurës, personeli ushtarak shtesë është vendosur në burgun e Kashimpur. Aktualisht situata është nën kontroll.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co