Bota

“Banorët janë evakuuar”- Zjarri në Shkodër, ministri i Mbrojtjes: Në ndihmë edhe FA me helikopterin Cougar, situata nën kontroll

banoret jane evakuuar zjarri ne shkoder ministri i mbrojtjes ne ndihme edhe fa me helikopterin cougar situata nen kontroll

































Forcat e Armatosura dhe helikopter Cougar u ka ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në Shkodër për të shuar zjarrin e madhe në tregun e rrobave të përdorura.

zjarr shkoder helikopter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.

Ai thekson se forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri #Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.

Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll. Forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit

Gjithmonë në gatishmëri për të  siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts