Banorët rrëfejnë për ‘Vetting’ sagën e rindërimit: Punimet i kemi bërë nga e para me lekët tona! Punëtorët e firmës pinin raki e luanin domino! Bashkia e Durrësit na preu qiranë

banoret rrefejne per vetting sagen e rinderimit punimet i kemi bere nga e para me leket tona punetoret e firmes pinin raki e luanin domino bashkia e durresit na preu qirane





































EMISIONI VETTING

Frani është vetëm një nga ata që ka kaluar në kurrizin e tij jo vetëm dëmet e tërmetit, por edhe të gjithë llojet e burokracive për rindërtimin, që tashmë i duket se po zgjat “sa një jetë”.

Frani, banor i këtij pallati 12-katësh që ndodhet përballë stacionit të trenit në Durrës në qendër të kompleksit “Jeda”, sjell edhe sot gjithë momentet terrorizuese të 26 nëntorit 2019 kur pallati u lëkund dhe pësoi dëme. Në letra u shënua “DS4”, por banorët thjesht dinë se nuk mund të jetohej më aty pasi katër katet e para ishin krisur tërësisht.

“Edhe një gjë më të voglën nuk e kam nxjerrë. As edhe një gjë. Ishte shembur komplet kishte rënë brenda, me televizor, divan e çfarë kemi pasur mbas shpirtit”- thekson Frani.

90990029-cc51-4f03-912c-0f21a546db0f

Tmerrit që risjell Fani i bashkohen edhe banorët e tjerë të të njëjtit pallat, të cilët e kanë të vështirë ta harrojnë mëngjesin e 26 Nëntorit

“Nga kati i parë deri në katin e katërt janë shembur çdo gjë me mure, mobilie çdo gjë. Ndërsa nga kati i pestë e lartë, kishte mure e dyer të plasaritura dritare të plasaritura në anësore.

Që pas rënies së tërmetit në kompleksin “Jeda”,  sikurse e shikoni ka qenë katastrofë. U vendos që duke qenë së pallati ka qenë DS4 të gjitha punimet do të bëheshin nga shteti dhe nuk do kishim kompensim financiar” shprehet Jonida Cece për Vetting, administratorja e pallatit.

d5f2bed5-a5d8-4256-8ed1-196cae809d59

Por, edhe pse fondet për rindërtim kapin vlerën e 2.4 milionë eurove, riparimi i tij nuk është bërë plotësisht, duke detyruar disa prej banorëve t’i “plotësojnë vetë punimet e mbetura” për të mos mbetur edhe shumë kohë të tjera jashtë shtëpive të tyre. Madje, kjo është bërë edhe më emergjente pasi Bashkia Durrës ka hequr edhe mbështetjen për qiratë.

7dc97010-8b43-4c46-9118-580ee7590024

Por askush nuk u jep shpjegim banorëve se, ku përfunduan ato miliona që do dilnin për ta ribërë pallatin pa asnjë mangësi?

“ Me aq shumë lekë që janë hedhur në këtë pallat, do ishte bërë nga fillimi. Unë dhe gjithë banorët e tjerë, nuk e dimë se ku kanë shkuar këto lekë”- thekson Jonida Cece.

Banorët ankohen se ka patur neglizhenca të mëdha. “Vetting” ngriti në emisionin e kaluar pikërisht problematikën që vinte nga firmat fituese me shumë pak punëtorë, të cilët më pas nuk gjenin as nënkontraktor për të përfunduar në kohë pallatet.

Teksa për punimet e papërfunduara banorët e pallatit 12- katësh kanë depozituar një padi në SPAK, ku kërkojnë të dinë fatin e fondeve të BE-së. Madje, banorët pretendojnë se ndërtimi nuk i është përmbajtur as projektit që është publikuar në fillim të punimeve.

3e8d290a-9590-4cd6-9946-8fa706f8f3c9

“U detyrova, shiti goca shtëpinë në Lezhë për të bërë shtëpinë tonë këtu të dy pëlqeve. Të mbushet mëndja, 30 mijë korra euro kam futu brenda. E bën për ibret, kur vendosja atë kompjuterin e nxirrte suvatimin komplet harta – harta, prej suvatimit të keq. Jam detyruar të hedhe suvatimin në tokë, me prish banjën, e me e filluar rishtazi me rregulluar”- shprehet Frani, banorë i Durrësit.

 “Mua më ka shkuar në një vlerë po them gjërat bazike, mire, instalime dhe pllaka diku tek 10 milionë lekë të vjetra. Kanë shkuar riparimet sepse firma nuk mbulonte këto riparime që firma i quante të vogla, por për ne nuk ishin të vogla këto riparime 10 milionë lekë. Pastaj katet më poshtë kanë qenë zero, nuk kishin asnjë mure, i kanë bërë dyer e dritare vetë, i kanë bërë pllakat vetë. Hidrosanitaret i kanë vendosur vetë sepse firma nuk i kishte vendosur. Ose kishte vendosur një lavaman dhe e quante të përfunduarat tualetin”- shprehet Jonida Cece.

Sipas informacioneve që dispozicion emisioni “ Vetting”, kompanive fituese, që është bashkim i disa subjekteve, u janë dhënë mbi 2.4 milionë euro për riparimin e këtij pallati, për ta dorëzuar të përfunduar. Por banorëve iu është dashur të harxhojnë nga paratë e tyre apo të marrin hua që të hyjnë në shtëpitë e premtuara nga qeveria pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

 “Ore këtë pallat e kanë bërë njerëzit vetë, sepse nuk ishte dorëzuar as për 3 – 4 vite sikur e kanë nisur ata për ta bërë. Hajde pi raki, luaj domino dhe stop”- thekson Frani.

Por përse banorët u rikthyen në shtëpitë e tyre të papërfunduara?

Sipas banorëve të pallatit ne kompleksin “Jeda”, Bashkia Durrës iu ka ndërprere atyre dhënien e qerasë që në Mars të vitit 2022 e deri më sot. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që këta banorë shpejtuan të riktheheshin në apartamentet e tyre të papërfunduar dhe të pakolauduara. Ndërsa Bashkia zgjodhi të mos reagonte, duke e shituar si arritje të saj kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që kolaudimi i tij akoma nuk është kryer edhe pse banorët aktualisht janë në këtë pallat.

ffb89584-6ddf-4c90-bbe2-81323f1fe3cc

Administratorja e këtij pallati, Jondia Cece shprehet se mos-mbështetja e Bashkisë i ka detyruar të kthehen në pallatin e papërfunduar, ndërkohë që ndërtuesit që kanë fituar tenderin e kanë lënë vijimin e punimeve.

“ Duke qene që nga marsi i 2022 nuk është dhënë bonusi i qirasë jem detyruar dhe jemi kthyer në një pallat të pa përfunduar, të pa kolauduar dhe në kushte të pajetueshme”- shprehet Jonida Cece per Vetting.

Madje, Jonida Cece shprehet se, banorët janë në borxh me pronarët e shtëpive ku kanë qenë me qira, pavarësisht se qeveria tha se qytetarët e mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019 do të mbështeten nga qeveria me bonus qiraje derisa të marrin banesat e reja.

“Një pjesë e mirë e banorëve duke qenë se jam edhe administratore e këtij pallati, një pjesë e banorëve kanë mbetur debitorë, nëpër apartamentet që kishin marrë me qira. Kanë lenë qiranë pa paguar me shpresën që kur të ktheheshin tek pallati, do të merrnin një farë dëmshpërblimi nga shteti.”- thekson administratorja e pallatit.

“Vetting” ka mësuar se përveç banorëve të këtij pallati, janë rreth 2500 familje që nuk marrin bonus qiraje që nga muaji mars 2022 pavarësisht se Akti Normativ ua garanton atyre deri në momentin që do të hynin n ë banesat e reja.

49ad89ad-242d-4ca4-b278-161a6a6132de

“Ne do të vazhdojmë mbështetjen për familjet që mbetën të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Me Aktin Normativ të kaluar ne miratuam aktin që mbështeste këto familje, por ne kishim vendosëm një afat që subvencionimi i qirasë do të bëhej për një vit, por ky afat ka kaluar, dhe është i domosdoshëm ky akt. Ne vendosëm të propozojmë shtyrjen e afatit, pa vendosur një afat të ri kohor por kemi thënë deri sa këto familje të strehohen dhe nuk ka nevojë për ta ndryshuar më këtë akt normativ”, u shpreh pas miratimit të aktit normativ drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave Mimoza Dhëmbi.

Aktualisht, nga zonat e prekura nga tërmeti, janë 13.600 familje që trajtohen me bonusin e qirasë. Por, askush nuk përgjigjet se, përse këto familje në Durrës nuk e marrin këtë përfitim që shtetit, të paktën në letër, ua ka dhënë. “Vetting” iu drejtua Bashkisë Durrës lidhur me këtë çështje, por deri në transmetimin e këtij emisioni nuk kishte përgjigje.

LEXO EDHE: 

Banorët rrëfejnë për ‘Vetting’ sagën e rindërimit: Punimet i kemi bërë nga e para me lekët tona! Punëtorët e firmës pinin raki e luanin domino! Bashkia e Durrësit na preu qiranë

Vetting – Hetimi SPAK mbi tenderat e dyshimtë të Bashkisë së Durrësit! Kush është Bujar Murati, mori tenderin e rikonstruksionit, pasi u tërhoqën fituesit e tjerë nga gara! Firma e tij “fundosi” Fatos Tushen

Vetting: Fondet e rindërtimit të shkollave në Durrës përfundojnë për të shlyer borxhet e institucioneve tek OSHEE! Manovrat e Emirjana Sakos, çfarë zbuloi KLSH

“Tendera pa fund, por njerëzit ende në rrugë!”- ‘Strategji’ elektorale me fondet e rindërtimit?- Vetting: Kush janë kompanitë e favorizuara nga Bashkia e Durrësit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →