Sport

“Barazim me peshë”, Duro: Ndeshje me dy fytyra, zëvendësimet duheshin bërë më shpejt

barazim me peshe duro ndeshje me dy fytyra zevendesimet duheshin bere me shpejt
barazim me peshe duro ndeshje me dy fytyra zevendesimet duheshin bere me shpejt

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se ndeshja Shqipëri-Kroaci ishte me dy fytyra. Duro theksoi faktin se në ndeshjen e përfunduar 2-2, në pjesën e parë kuqezinjtë ishin në mirë.

“Nuk e meritonte humbjen Shqipëria. Edhe barazimi është rezultat pozitiv. Me këtë barazim, është rritur imazhi i Shqipërisë.

Po ta shikosh 90 minuta, kishte probleme, por pjesa e parë ishte super. Nuk i lejuam hapësira kundërshtarit, shënuam. Pjesa e dytë ishte diçka tjetër, u duk që Kroacia ishte më superiore.

Po ta analizojmë lojën e formacionin, lëvizjet e mesfushës ishin të duhurat nga Sylvinho. Ky ishte çelësi i interpretimit të lojës. Zëvendësimet duheshin bërë më shpejt” – tha ai.

[embedded content]

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts