Sport

Barazim pa gola në “Etihad”, City dhe Arsenali dhurojnë show për një pikë

barazim pa gola ne etihad city dhe arsenali dhurojne show per nje pike
barazim pa gola ne etihad city dhe arsenali dhurojne show per nje pike

Manchester City dhe Arsenal dhurojnë spektakël në Etihad, në supersfidën e kësaj jave që përfundoi 0-0. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e shtatë, teksa një gjuajtje brenda zonës e Jesus nuk shkoi në portë. Në të 15-tën, kampionët e Anglisë u përgjigjen me Ake, gjuajtja e tij me kokë u neutralizua nga Raja.

Skuadra e Guardiolës dominoi në mbajtjen e topit në 45 minutat e para, por pa mundur do të konkretizojë, kundrejt një prapavijë shumë mirë të vendosur. City iu afrua golit në pjesën e dytë me Haaland, nga fare pranë portës sulmuesi norvegjez nuk shtyu dot topin në rrjetë.

Me këtë rezultat, Arsenal është në vendin e dytë me 65 pikë, i ndjekur nga City me një pikë më pak.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts