“Barazimi është i mirë, e provojmë me Ukrainën”, Asllani pas Çekisë: Nuk është e mundur të bëj gjithmonë gola e asiste

barazimi eshte i mire e provojme me ukrainen asllani pas cekise nuk eshte e mundur te bej gjithmone gola e asiste







































Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, e ka cilësuar si pozitiv barazimin me Çekinë dhe theksoi besimin që kishte për sukses në ndeshjen ndaj Ukrainës.

bandicam 2024-11-16 22-55-26-990

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Suçek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Suçek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →