Barazimi me Arsenalin, Gasperini: Keqardhje për penalltinë, treguam personalitet

barazimi me arsenalin gasperini keqardhje per penalltine treguam personalitet




































Xhan Piero Gasperini është i keqardhur që Atalanta e tij nuk mori dot diçka më shumë nga ndeshja e parë kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve, për mënyrën sesi rrodhën gjërat.

Gian-Piero-Gasperini-biografia-chi-è-età-altezza-peso-figli-moglie-carriera-Instagram-e-vita-privata

Por sigurisht që pika ndaj skuadrës së Mikel Artetës është diçka që në fund të ditës i jep shumë optimizëm për të ardhmen.

“Ne patëm shansin për të kaluar në avantazh 1-0, me penalltinë dhe goditjen pasardhëse. Është për të ardhur keq, sepse Retegui bëri një lojë të shkëlqyer. Ne kishim një mbrojtje fantastike dhe luajtëm me personalitet. Arsenali është një skuadër e shkëlqyer, shumë e vështirë për t’u mposhtur. Ne bëmë atë që duhej të bënim në këtë ndeshje dhe pika është diçka pozitive.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura