Zvicra barazoi 1-1 me Gjermaninë, në ndeshjen e fundit të Europianit. Pas sfidës, foli për mediat, portieri i skuadrës heleve, Yan Sommer.
“Ndeshje e mirë, shpirt i madh kundër një kundërshtari shumë të fortë. Të kishim Italinë përballë në raundin tjetër, do të ishte mirë, apo jo? Do të përgatitemi sa më mirë. Unë njoh shumë lojtarë të Italisë, do të ishte kënaqësi” – tha ai. Kujtojmë se Italia është kundërshtari i mundshëm i Zvicrës në fazën tjetër.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co