Barazimi me Shqipërinë, kryeministri i Kroacisë komenton rezultatin: Edhe ndodh, topi është i rrumbullakët, por…

barazimi me shqiperine kryeministri i kroacise komenton rezultatin edhe ndodh topi eshte i rrumbullaket por

































Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic ka ndjekur nga stadiumi ndeshjen me Shqipërinë ku skuadrat u ndanë me një barazim 2-2.

plenkovic

Edhe pse nuk e donin një rezultat të tillë, Plenkovic ka përgëzuar kombëtaren, trajnerin Daliç dhe kapitenin Modriç.

”Pas rezultatit 0:1, ata e kthyen në 2:1, ishte një atmosferë e mrekullueshme këtu. Të gjithë ishin të kënaqur, pak shpërqëndrim para fundit të lojës dhe përfundoi 2:2”, tha kryeministrit.

“Jemi gjithmonë me zemër. Ishte shumë bukur, një atmosferë e mrekullueshme në Kampionatin Evropian, i inkurajoj të gjithë, ndodh, topi është i rrumbullakët dhe duhet të luash deri në minutën e fundit”,  thotë Plenkoviç.

Ai gjithashtu përfundoi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë sportin kroat sepse është mënyra më e mirë për ta promovuar atë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →