Daniele De Rossi, trajneri i Romës, komentoi për Sky Sport barazimin 1-1 me Feyenoord, në ndeshjen e parë të Europa League. “Ishte një ndeshje e vështirë, ata bëhen të bezdisshëm me topin në këmbët e tyre. Skuadra u paraqit mirë edhe sot, edhe pse kishte momente në të cilat ne vuajtëm.”
I kënaqur me Lukakun?
“Po flasim për një nga lojtarët më të fortë në atë rol për momentin, do të ishte gabim të vetëkënaqesh, por ai jep performancën e duhur, ai ka lindur për të realizuar gola” – Tha De Rossi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co