Barazimi pa gola ndaj Çekisë, Tuci: Ju tregoj pse vuajta në sulm

barazimi pa gola ndaj cekise tuci ju tregoj pse vuajta ne sulm








































Sulmuesi i Kombëtares, Indri Tuci, foli pas barazimit pa gola që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Tuci u shpreh:

WhatsApp Image 2024-11-16 at 22.56.44 

“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë. 

Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.  

Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”, u shpreh Tuci. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →