Prezantimi i parë i Barcelonës së Hansi Flikut para publikut katalanas ka qenë një zhgënjim i plotë. Vetëm 6 ditë nga nisja e sezonit në La Liga, Barcelona është mundur në “Montjuiç” nga Monako në takimin e vlefshëm për trofeun “Joan Gamper” me shifrat e thella 0-3.
Skuadra e Principatës që në këtë fazë përgatitore kishte regjistruar vetëm një fitore ka triumfuar në Barcelonë, duke fituar në këtë mënyrë edicionin e 59- të të trofeut “Joan Gamper”. Për Barcelonën kjo ishte humbja e parë në këtë trofe që nga viti 2012, kur në “Camp Nou” e mundte Sampdoria 0- 1. Prova gjenerale para sfidës së parë në La Liga të shtunën e ardhshme në Valencia ka qenë një dështim, teksa Monako i ka kujtuar trajnerit Flik se ka shumë punë përpara. Sigurisht ajo e mbrëmshmja në “Montjuiç” ka qenë një humbje pa dhimbje, por që nuk ka kaluar u vënë re, sepse kjo ka qenë dhe humbja më e thellë e Barcelonës në trofeun “gamper” që nga viti 1994, plot 20 vjet më parë kur ishte Valencia që fitonte 1-4. Pikërisht Valencia, aty nga ku do të nisë sezoni i ri për blaugranat.
Flik ka hedhur më të mirët e mundshëm në fushë në fillim, duke u besuar shumë nga të rinjve që bindën në turin amerikan. Dhe Barcelona nuk është se ka luajtur keq në këtë pjesë. Ajo e ka dominuar pjesën më të madhe të kësaj pjese dhe vetëm në fund Monako ka balancuar takimin. Për t’u theksuar edhe një gol i anuluar për Rafinjën. Në pjesën e dytë është Monako që tregon “dhëmbët” dhe në harkun e shtatë minutave shënon dy herë me Kamara (50′) dhe Embolo (57′).
Barça është kapur në befasi, ndërkohë që Flik ka bërë lëvizje të shumta, duke hedhur në fushë dhe Jamal. Barça ka rrezikuar duke iu afruar golit, por ka qenë Monakoja që ka shënuar golin e tretë me 4 minuta të mbetura duke vulosur fitoren e monegaskëve dhe përçuar një mesazh serioz Barçës vetëm 5 ditë para nisjes së kampionatit spanjoll.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co